Gjyqtari vendos letër në ekran për të dalluar pozicionin jashtëloje

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sistemi VAR u përfshi në futboll për të shtuar drejtësinë në fushën e blertë dhe për të ndihmuar gjyqtarin kryesor për të marrë vendimin më të drejtë.

Por, rasti që vjen nga Kina është sa qesharak aq edhe i turpshëm. Teksa po luhet takimi mes Shangait Shenxin dhe Heilongjiang Lava, gjyqtari kryesor kërkoi ndihmën e sistemit për të akorduar golin e barazimit momental, në fitoren 2-1 të Shenxin.

Një prej arbitrave që ndodhej në dhomën e VAR mori një fletë letre në ekran për t’i shërbyer si referencë për vijën e pozicionit të sulmuesit. Përfundimisht, goli nuk u quajt i rregullt, por ky veprim provokon mosbesimin e tifozëve kundrejt kësaj teknologjie, e cila ka nisur të integrohet thuajse në të gjitha kampionatet elitare.

 

Zjarr Tv Ad