Gjyqtarit iu gjetën 17 mijë euro, gjykata merr vendim për kërkesën e djalit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka refuzuar që ti kthejë 17 mijë eurot, Lisien Daminit, djalit të gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini.

Kjo pasi gjatë një kontrolli nga policia në banesë, gjyqtarit iu gjetën 17 mijë euro të cilat u sekuestruan, mirëpo djali i tij Lisieni pretendon se janë para të provuara dhe kanë dokumentacionin përkatës.

Po ashtu vetë gjyqtari, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda kthimin e celularit të sekuestruar dhe pushimin e çështjes.

Në dy seanca të ndara, gjyqtarja Liliana Baku, vendosi që ti rrëzojë të dyja kërkesat.

Kujtojmë se në mes të muajit shkurt, gjyqtarit iu gjetën në sirtarin ku mbaheshin të brendshmet, rreth 17 mijë euro, kjo bëri që ndaj gjyqtarit të nisë procedimi penal për veprën penale të korrupsionit.

Damini, është një nga gjyqtarët që tyre shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm. Vendimi për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin u dha të në fillim të muajit shkurt nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij vendimi u votua kundër nga dy gjyqtarët e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Ndërsa për uljen e dënimit të tij u shprehën në favor tre anëtarët e tjerë Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të vitit 2009.

Zjarr Tv Ad