Gjyqtarja e Elbasanit 3 orë në pyetje për videot në “Tik-Tok”/ Enkeleda Kapedani nuk nxjerr zë kur ILD-ja e pyet për regjistrimet brenda zyrës…

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykatës së Elbasanit, është marrë për 3 orë në pyetje në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, shkruan newsbomb.al. Seanca për Kapedanin është mbajtur dje në ambientet e Inspektoriatit.

Ndërkohë, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka nisur procesin për shkakrimin e Enkeleda Kapedanit dhe relator për çështjen e saj është zgjedhur gjyqtari Maksim Qoku. Inspektoriati ka kërkuar nga KLGJ-ja që kryegjyqtarja e Elbasanit, të shkarkohet nga detyra.

Newsbomb.al mëson se dje, Enkeleda Kapedani ka dëshmuar në ILD dhe ka mbajtur të njëjtin qëndrim: videot nuk i kam publikuar unë ka thënë kryegjyqtarja, duke pretenduar përsëri se dikush mund t’ia ketë marrë ato nga celulari.

Në këto kushte, Inspektoriati (ILD) që është përgjegjës për hetimin e magjistratëve dhe nisjen e hetimeve disipinore ndaj tyre, e ka pyetur Enkeleda Kapedanin nëse ishte e vetëdijshme që videot ishin regjistruar nga vetë ajo në ambient pune. Madje, sipas ILD-së këto video, janë bërë në një kohë kur ajo e ka të ndaluar regjistrimin e ambienteve të punës dhe zyrës.

E gjendur në vështirësi, Enkeleda Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që ka bërë, duke bërë paradë në koridoret dhe zyrat e Gjykatës së Elbasanit, videot duke i dhënë makinës apo dhe duke bërë shenjë me gisht sikur qëllon me armë. Ajo ka pretenduar përsëri se nuk i ka publikuar ajo videot.

Zjarr Tv Ad