Gjyqtarja Igerta Hysi konfirmohet në detyrë

0
679
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarja Igerta Hysi e Gjykatës së Fierit u konfirmua të hënën në detyrë, pas hetimit administrative të kryer nga KPK për të tre kriteret e rivlerësimit. Vendimi u shpall nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Igerta Hysi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas kryerjes së stazhit në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Fier. Procesi i vetingut për gjyqtaren Hysi po kryhet me prioritet, për shkak se ajo ka aplikuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u promovuar si gjyqtare Apeli.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 7 janar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se kishte rrëzuar një raport të DSIK-së për gjyqtaren Hysi, që trupa gjykuese e gjeti të pabazuar.

Përveç rrëzimit të raportit të DSIK-së, në seancë u diskutua edhe për një denoncim publik  të Prokurorisë së Përgjithshme të vitit 2014 mbi një vendim të Hysit, por që sipas KPK-së rezultoi gjithashtu pa probleme.

Komisioni kishte verifikuar dy vendime të marra nga gjyqtarja Igerta Hysi, që kishin sjellë lirimin e Arben Isufajt, i arrestuar në vitin 2014 për qëllime ekstradimi dhe i kërkuar asokohe nga drejtësia italiane. Relatorja Zhegu tha se nga verifikimi i kryer prej Komisionit, ka rezultuar se vendimi i Hysit është gjetur i drejtë dhe ishter lënë në fuqi nga gjykatat më të larta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme të qënësishme në hetimin pasuror për gjyqtaren Igerta Hysi

 

Zjarr Tv Ad