Gjyqtarja Majlinda Andrea kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca

0
542
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarja Majlinda Andrea e cila është vënë nën hetim për ryshfetin prej 50 mijë euro, për një çështje që kishte në gjykim, kërkon gjykim të shkurtuar.

Ditën e sotme nëpërmjet avokatit Theodhori Sollaku gjyqtarja e pezulluar, bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë, që të gjykohet në mënyrë të përshpejtuar. Pas kërkesës së bërë prej saj seanca u shty për në 17 janar.

Gjyqtarja Andrea dhe tre të pandehurit e tjerë Eleni Lino, Ilia Çabiri dhe Patraq Dashi i cili është cilësuar si sekser, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, ka kërkuar proces gjykimi normal.

Kjo kërkesë e gjyqtares Andrea, vjen një ditë pasi Gjykata e Lartë vendos si masë sigurie “arrest me burg” për Odhise Andrean, bashkëshortin e saj.

52- vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Tiranës mbrëmjen e së hënës. Andrea, i cili ka punuar si këshilltari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, është bashkëshort i gjyqtares së gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim pronësie.

Ndaj tij, Gjykata e Lartë në muajin korrik të vitit 2016, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën korrupsionit pasiv, ndërsa bashkëshortja e tij u pezullua nga detyra.

Majlinda dhe Odhise Andrea u larguan nga Shqipëria vetëm pak ditë para publikimit të akuzave ndaj tyre.

Ata akuzohen për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria tha, Odhise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, e cila është dhe bashkëshortja e tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues.

Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea shumën për të dhënë një vendim në favor të tyre në një proces njohjeje prone, që ishte në gjykim pranë Gjykatës së Lartë.

Shuma prej 50 mijë eurosh i është dorëzuar Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares.

Nga veprimet hetimore rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Zjarr Tv Ad