Gjyqtarja që i hapi derën e burgut Kriminelëve del para Vetingut

0
753

Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici do ta dalë ditën e enjte, në 16 korrik, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit ndaj saj për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Procesi i Vetingut për gjyqtaren Mici ka nisur që në shtator të vitit 2018 nga trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi. Emri i gjyqtares Mici është lakuar për shkak të pjesëmarrjes në gjykimin e dosjeve të bujshme. Në dhjetor të vitit 2016, Anita Mici, së bashku me gjyqtarët Arben Vrioni dhe Petrit Çeno, liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu, pas këtij vendimi, u dha një mesazh të fortë tr gjyqtarëve, teksa tha se “Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”.Prokuroria nisi një hetim, i cili më pas u mbyll. Ndërkaq, dy anëtarët e tjerë të trpit gjykues, Petrit Çeno dhe Arben Vrioni u shkarkuan nga Vetingu për shkak se nuk justifikonin pasuritë me burime të ligjshme. Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej edhe për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Para këtij vendimi, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës. Në nëntor të 2018, Anita Mici ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila projektoi lirimin nga burgu të Viktor Ymerit ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Mici votoi pro rrëzimit të dënimit me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Një vit më vonë, në dhjetor të 2019, gjyqtarja e gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, duke i shuar një pjesë të dënimit të mbetur. Në shtator të vitit 2019, Anita Mici ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila dënoi 6 vjet e 8 muaj burg, stomatologen, Olesia Duka, e cila akuzohej nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit më shuma të mëdha”. Më parë Duka u dënua nga shkalla e parë me 10 vite heqje lirie, por Apeli ia uli dënimin 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa prokuroria kërkonte 15 vite burg. Olesia Duka kishte mashtruar, duke u marrë para shumë persona, me të cilëve: Gerta Lumi, Enver Xhengo, Etleva Lasku, Idlir Hoxha, Ilir Doci, Miranda Hitaj, Adem Selamaj, Drita Kristo, Viktor Hoxha, Lando Vito, Rezart Shtino, Edlira Shtino, Fjorza Mullai dhe Besnik Daci. Në prill të këtij viti, gjyqtarja e Apelit në Durrës, Anita Mici, ka kryesuar trupin gjykues që ‘vulosi’ mbylljen e dosjes së Florenc Çapjas, për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema, i ekzekutuar më pas. Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Tomor Kullolli, për mbylljen e kësaj dosje.