Gjyshja e Kiarës ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Luizin

0
378
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyshja e Kiara Titos është fiksuar pas ekranit të televizorit që kur mbesa e saj hyri në Big Brother VIP. Violeta Greca, tregoi se është një ndër fanset më të mëdha të saj, ndërsa e ka lënë edhe pa gjumë duke e ndjekur.

“Pa gjumë më ka lënë, në dy orë nga 10 min shkëputje. E ndjek për çdo gjë, dua të jetë e para”, u shpreh ajo.Violeta tregoi se prindërit e Kiarës janë në Itali dhe ato të dyja kanë jetuar bashkë.

Neve si familje na duket shumë mirë, po të kemi parasysh se të jesh edhe ti vetë do thuash ndonjë gjë. Kiara ka tipin ashtu. Kiara siç është atje është edhe në shtëpi.. është vetvetja”, u shpreh gjyshja duket shtuar se :“Nuk do Kiara sherr, nuk i ka qejf debatet”.

Për sa i përket historisë me Luizin, u shpreh: “Është vetvetja aty ka hyrë vetëm do dalin vetëm tha, rruga se si do ecin se si shkojë është puna e tyre. Ne as e shajmë atë djalin, ai është djalë i mirë me parametrat e veta, ne nuk ndërhyjmë.” Gjysha e konkurrentes tha gjithashtu se Luizi e ka bezdisur Kiarën dhe do të dëshironte që këtë eksperiencë ta vazhdonte vetëm.

Si konkurrente më të fortë ajo përmendi Oltën, teksa shtoi se “ia kishte frikën” në raport me mbesën e saj.

Zjarr Tv Ad