Fatkeqësisht tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë në orën 3.55 të mëngjesit të sotëm.
Një gjyshe ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin. I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse.
Ajo I ka shpëtuar jetën nipit të saj duke e mbrojtur me trup. Kjo tragjedi ka ndodhur në Thumanë.
Ky është momenti kur nxirret fëmija nga rrënojat. Djali qan e bërtet dhe nuk i shkëputet gjyshes nga krahët, pavarësisht se ajo është e pajetë. Nga mesi e poshtë trupi i djalit kishte mbetur nën rrënoja. Disa banorë përpiqen të heqin rrënojat për ta nxjerrë jashtë Ai kërkon vetëm ujë ndërsa njerëzit përpiqen t’i vijnë në ndihmë.Thumana është prej zonave më të goditura, ku janë shembur disa pallate.
Ata kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë mundur të ngrihen në kohë për t’i shpëtuar tërmetit duke u zënë nën rrënoja. Situata më problematike paraqitet pikërisht në këto tre pallate në zonën e Thumanës.