Gjysma e Francës shpallet “Zonë e Kuqe”/ 31 milionë të prekur nga infeksioni në botë/ Në Itali regjistrohen 1350 raste të reja dhe 17 viktima

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të prekur nga infeksioni i koronavirusit është rritur në mbi 31 milionë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 960 mijë.

Në grafikun e emergjencës shëndetësore SHBA-ja renditet në krye përsa i përket rasteve të infeksioni dhe vdekjeve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

SHBA deri tani ka raportuar mbi 6.8 milionë pozitivë dhe më shumë se 199 560 viktima Covid.

India ka 5.5 milionë raste infeksioni dhe rreth 88 mijë vdekje.

Brazili më shumë se 4.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi dhe rreth 137 mjë viktima kurse Rusia 1.1 milion të infektuar dhe 19 350 vdekje.

Ora 18:45

Covid/ Britani e Madhe përsëri sot mbi 4000 raste infeksioni…regjistrohen edhe 11 viktima

Në Mbretërinë e Bashkuar sot u regjistruan më shumë se 4000 raste të reja infeksioni.

Kjo raportohet nga të dhënat e azhornuara të lëshuara nga qeveria britanike, sipas të cilave aktualisht ka 4368 raste të tjera, ndërsa numri i vdekjeve ishte 11.

Sipas autoriteteve, totali i të prekurve nga infeksioni i koronavirusi është rritur në 398 625 që prej filimit të pandemisë kurse totali i viktimave ka shkuar në 41 788

Ndërkohë, një mbledhje ad hoc e komitetit të emergjencave të qeverisë Cobra është thirrur për nesër, kushtuar masave të ardhshme që do të merren në përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Mbretëria e Bashkuar është në “një pikë kthese” ku “masa edhe më shumë kufizuese” mund të futen për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Kjo u njoftua nga Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Njerëzit u relaksuan gjatë verës,” shpjegoi ai, por “tani është koha që të gjithë ti rikthehen rregullave”.

Ai gjithashtu tha se po shikohet mundësia që edhe Londra të përfshihet nga bllokimi.

Kryeministri Boris Johnson tha dy ditë më pare se Britania e Madhe po përballet me valën e dytë të Covid-19.

Covid në Itali/ Regjistrohen 1350 të infektuar dhe 17 viktima në vetëm një ditë  

 

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.724

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1350 raste të reja pozitiv, për një total prej 299.506 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 352 të shëruar, për një total prej 218.703 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 90 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.923

Autoritetet e mjekësisë/ Britania e Madhe mund të regjistrojë deri 200 vdekje në ditë gjatë vjeshtës e dimrit

Mbretëria e Bashkuar në muajin tetor mund të regjistrojë 50,000 infeksione dhe 200 vdekje nga koronavirusi në ditë.

Kështu mendojnë Profesorët Patrick Vallance dhe Chris Whitty, këshilltarë të qeverisë së kryeministrit Boris Johnson, të cilët thanë gjithashtu se ka nevojë për vendosjen e kufizimeve të reja në të gjitha zonat e vendit ku indeksi i infeksionit Rt është përsëri mbi pragun 1.

Vallance ka përmendur edhe shembujt e Francës dhe Spanjës, ku infeksionet në rritje janë përhapur te moshat e reja kryesisht gjë e cila ka çuar edhe në rritje graduale të vdekjeve.

Sipas akspertëve situate shqetësuese pritet të zgjesë edhe 6 muaj gjate së cilës të gjithë duhet të luftojnë për për përmbajtur përhapjen e pandemisë.

Gjithashtu ata lëshuan alarmin drejt popullisë teksa theksuan se Covid do të përfitojë nga vjeshta dhe dimri për të vrarë sa më shumë njerëz, teksa dhe pandemia është ende një emergjencë shëndetësore e pazgjidhur akoma

Shkalla e infeksioneve është “dukshëm e lartë” në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, paralajmëroi zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë Whitty, duke kërkuar që vendi të jetë i gatshëm për të patur kufizime të reja progressive.

Sipas tij, numri i vdekjeve ditore është akoma “relativisht i ulët”, por mund të rritet shpejt në 200 nëse “spiralja e infeksioneve mbetet e pazgjidhur”.

Por jo vetëm kaq…këshilltari numër një i qeverisë Johnson gjithashtu paralajmëroi britanikët që “të përgatiten për një dimër të vështirë”, duke theksuar se  “Ne do të kemi – shpjegoi ai – sezone të tilla si vjeshta e vonë dhe dimri gjatë të cilave do të përfitojnë viruset e rrugëve të frymëmarrjes”

Whitty kujtoi se “nivelet e vdekjeve nga Covid-19 janë dukshëm më të larta se ato të gripit sezonal, i cili vret mesatarisht 7,000 njerëz (në Mbretëri), deri 20,000 në vitet më të këqija”; dhe se koronavirusi tashmë është provuar “më virulent se çdo grip tjetër”.

Spanjë/ 858,000 banorë në Madrid nën masa bllokimi për 14 ditë! Rriten rastet e reja në Gjermani, Mynihu forcon kontrollet antiCovid

Spanjë/ 858,000 banorë të zonës së Madridit nën masa bllokimi

Rreth 858,000 banorë të rajonit të Madridit nga sot dhe për 14 ditët e ardhshme përsëri do i nënshtrohen bllokimit.

Dalja nga shtëpia do të lejohet vetëm për ata që do të shkojë në punë, në farmaci dhe shkolle. Mbyllja prek kryesisht lagjet dhe bashkitë në jug të kryeqytetit spanjoll.

Mynihu forcon masat e kontrollit antiCovid

Gjermania ka raportuar për 1169 të prekur të rinja nga infeksioni dhe 4 viktima Covid. Totali i rasteve me koronavirus është 273477 kurse viktimat numërohen në 9470.

Në Mynih, në tentativë për të frenuar përhapjen e infeksionit, duke filluar nga dita e enjte do jetë e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme kurse në disa vende, si psh qendrat historike, grumbullimet do jenë të kufizuara deri në 5 persona

Britania e Madhe/ Regjistrohen 4000 raste të reja Covid në 24 orë! Autoritetet: Londra rrezikon masa të reja kufizuese

Britania e Madhe raportoi se gjatë 24 orëve të kaluara në vend ka patur 3900 të identifikuar të prekur nga koronavirusi dhe 18 vdekje.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 394 257 kurse totali i vdekjeve nga infeksioni ka shkuar në 41777.

Mbretëria e Bashkuar është në “një pikë kthese” ku “masa edhe më shumë kufizuese” mund të futen për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Kjo u njoftua nga Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Njerëzit u relaksuan gjatë verës,” shpjegoi ai, por “tani është koha që të gjithë ti rikthehen rregullave”.

Ai gjithashtu tha se po shikohet mundësia që edhe Londra të përfshihet nga bllokimi.

Kryeministri Boris Johnson tha dy ditë më pare se Britania e Madhe po përballet me valën e dytë të Covid-19.

Covid/ Franca regjistron mbi 10 500 raste të reja! 50 departamente shpallen ‘zona të kuqe’

Franca regjistroi gjatë 24 orëve të kaluara më shumë se 10 560 raste të reja infeksioni dhe 11 vdekje.

Një ditë në parë autoritetet kishin raportuar rekordin e ri prej më shumë se 13 mijë raste Covid. Shkalla e pozitivitetit vazhdon të rritet dhe tani qëndron në 5.7%, nga 5.6% që ishte dje.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i të identifikuarve me koronavirus në Francë, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 452 763 kurse numri i përgjithshëm i viktimava ka shkuar në 31285.

Franca, gjysma e departamenteve shpallen “zona të kuqe”

Mbi gjysma e departamenteve franceze janë shpallur  “zona të kuqe” për shkak të përhapjes së Covid.

Në veçanti, 50 departamente që korrespondojnë me pjesën më të madhe të territorit kombëtar janë deklaruar si “zons me qarkullim aktiv të virusit”, një klasifikim që lejon autoritetet, ndër të tjera, të marrin masa shtesë për të bllokuar përparimin e Covid.

 

Zjarr Tv Ad