Gledis Nano i Policisë ndan urimet me qytetarët në orët e para të mëngjesit: Pas kësaj date, çdokush i di shumë mirë detyrat e veta

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano thotë se viti 2022 ka nisur pa asnjë incident të raportuar në Policinë e Shtetit.

Pak orë pas ndërrimit të viteve, Nano uroi qytetarët shqiptarë gjatë një prononcimi për mediat, teksa vizitoi dhe u përshëndet me efektivat e policisë që ishin në detyrë

Ai shtoi se pas festimeve, çdo gjë do të vijojë si normalisht, ku secili i di detyrat e veta. Për qytetarët Nano tha se duhet të kenë parasysh që masat anti-Covid dhe përforcime të tjera, rihyjnë në fuqi.

Kujtojmë se qeveria vendosi që natën e parë të vitit ta lerë pa kufizime.

Urimi i Nanos për qytetarët dhe policët:

Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qënë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me kembë të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe une i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshem.

Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policise do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë.

Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi mar një njoftim, ka shkuar zjarrfiksja dhe punonjësit e Policisë po marin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnje person të dëmtuar, shkakun do ta përcaktojmë më vonë dhe do të kemi një njoftim tjetër për shtyp, ju faleminderit, gëzuar të gjithëve.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, ka vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit në DVP Tiranë, ku ka uruar punonjësit e Policisë të cilët ishin në detyrë. Specialisti i drejtimit i ka raportuar Drejtorit të Përgjithshëm për situatën, e cila gjatë momenteve të ndërrimit të viteteve ka kaluar pa probleme përsa i përket përdorimit të fishekzjarreve, si dhe nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale.

Zjarr Tv Ad