Gledis Nano vlerëson me Certifikatë Mirënjohje Elton Shametajn: E falenderojmë për kontributin dhe mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i akordoi Elton Shametajt, themelues dhe kryetar i Organizatës Amerikano-Shqiptare për Zbatimin e Ligjit (American Albanian Laë Enforcement Association-AALEA), Certifikatën Për Shërbime të Dalluara për kontributin e shquar dhe mbështetjen e dhënë Policisë së Shtetit.

“Për kontributin e shquar dhe mbështetjen e dhënë Policisë së Shtetit shqiptar, në drejtim të ndërtimit dhe forcimit të urave të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese amerikane, promovimin e vlerave më të mira të Policisë shqiptare, si dhe për mbështetjen e pakursyer të ofruar familjeve të Dëshmorëve të Policisë.

Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano priti në një takim falënderues z. Elton Shametaj. Drejtor Nano ka falënderuar Shametajn për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Organizatës Amerikano-Shqiptare për Zbatimin e Ligjit, për mbështetjen dhe suportin e dhënë për Policinë e Shtetit shqiptar në raportet e saj me Policinë amerikane dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në SHBA, si dhe për solidarizimin dhe mbështetjen e dhënë familjeve të Dëshmorëve të Policisë.

Ndërkohë, Elton Shametaj, ka falënderuar Nanon për rezultatet e arrira këto kohë nga strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe për filozofinë dhe qasjen që Drejtori ka në raport me qytetarët, partnerët, agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me ato organizata që kanë kontribut në përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit në arenën ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad