‘Godet familjen e besimin’/ Gjokutaj: Soros financoi Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv impaktin e George Soros në Shqipëri. Duke iu referuar një liste që publikoi emisioni ‘Çim Peka Live’ me emrat e zyrtarëve që mbështeten nga Soros në Tiranë dhe duan të jenë ‘bijtë’ e tij, Genc Gjokutaj tha se edhe Lulzim Basha e Gazment Bardhi janë pjesë e kësaj liste.

“Nëse ne e quajmë që familja e besimi s’është vlerë, atë herë do themi që këta janë në rregull. Nëse themi Prindi1 dhe Prindi2 nuk janë gabim, kur t’ju martohen 1-shi i njërit me 2-shin e tjetrit, atëherë do flasin këta. Janë të lezetshëm, kur vjen te vetja e tyre, janë tradicionalë.

Nëse këto janë antivlera dhe ata që i përqafojnë këto teori, janë tradhtarë të vendit të tyre. Të godasësh sot familjen në një situatë emergjente, në kohë krize, familja, besimi, janë shtyllat që mbajnë një shoqëri. Antivlera po na shitet për vlerë.”-tha Gjokutaj.

Emisioni ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka bërë publike këtë mbrëmje një listë me emrat e 23 personave, ku mes tyre janë kreu i qeverisë Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë. Në Tiranë janë këta persona të cilët mburren se janë miq dhe do të donin të ishin edhe bijtë e George Sorosit.

Kjo listë emrash ka kapur çdo institucion në Shqipëri, politikë, drejtësi, OJF, media e kudo. Mediat hera herës i kanë publikuar por pas ndërhyrjeve i fshijnë lajme të tilla duke i fshehur lidhjet e qeveritarëve me Soros.

Zyrtarët e qeverisë mburren, paguhen nga George Soros ndërsa janë aty, në majë të pushtetit, të zhytur në korrupsion, duke abuzuar ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Zjarr Tv Ad