Godina e Ministrisë së Brendshme lyhet me bojë të kuqe

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon protesta e shoqërisë civile pranë godinës së Ministrisë së Brendshme në shenjë proteste për ngjarjen tragjike në Himarë.

Në një moment, disa qytetarë kanë lyer me bojë të kuqe muret e godinës së ministrisë në shenjë simbolike pas ngjarjes së Himarës.

Një prej qytetareve ka kritikuar kryeministrin Rama për të cilin u shpreh se ende pa u mbyllur plaga e familjes Avdia, e cilësoi sezonin turistik si një sukses.

Ju duhet të jepni dorëheqjen, sepse është e shtrenjtë karrigia për ju. Kryeministër, dole pa u mbyllur plaga e ngjarjes tragjike. Ju dolët dhe thatë se ky është sezoni më i mirë ndonjëherë turistik. Ju duhet të heshtnit. Vetëm këtë fjalë nuk mund ta publikonit në rrjete sociale. Duhet të shkarkonit menjëherë dy ministrat dhe drejtorin e policisë. Mos të flasim për Presidentin e Republikës, i cili sapo hyri në institucion, filloi pushimet dhe heshti për vdekjen e 7 vjeçares shqiptare. Nuk kemi siguri për vete dhe as fëmijët tanë. Kësaj i thonë me të vra dhe mos me të lënë të qash” – tha një qytetare.

 

Zjarr Tv Ad