Godet sërish Saimir Korreshi: Shoqja Ministre, vish çizmet e llastikut dhe hiq takat, do të të çoj te fermerë të majtë, nuk hanë me lugë floriri…

0
552
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Lushnjes i PD, Saimir Korreshi, ka postuar foto të disa serave në këtë qytet, që janë shkatërruar nga furtuna, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha.

Ai i bën thirrje Ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës, që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër këto sera.

Postimi i plotë i Korreshit:

AZHBR sot paska nxjerre reklam nga nje serë se si ndihmon fermeret dhe se çdo gje ne bujqesi shkon fjollë e se do hamë me lug floriri. Keto pamje jane te nje tjeter fermeri qe fortuna e disa diteve me pare ja uli ne toke 4,2 dy sere. Mundi e djersa po ashtu edhe te gjitha kursimet te shkuara dem. AZHBR ka ndonje fjale per kete rast e per shume e shume te tjere ?? Apo vetem me tesera te PS??

A e di AZHBR se njerezit kane braktisur serat si pasoje e rritjes se kostos se prodhimit si pasoje e rritjes ne 100% te plehrave kimik vetem ne vitin e fundit, e rritjes se fidaneve e mungeses se fuqise punetore dhe me kryesorja mungeses se tregut.

Shoqa Ministre e Bujqesise te ftoj nje dite te veshesh çizmet e llastikut e te heqesh takat e bashke me mua te vizitosh realitetin. Te shkojme tek serat e njerezve punetore te shohesh se si eshte situata reale. P.s. do te te shpie te fermere me bindje te majte.

Zjarr Tv Ad