Goditën me thikë në zemër 16-vjeçarin dhe i plagosën kushëririn, arrestohen katër të miturit në Gramsh

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Gramshit ka vënë në pranga katër të miturit të cilët akuzohen për vrasjen e 16-vjeçarit Fatjon Bici, si dhe plagosjen e kushëririt të tij Marko Lici, 15 vjeç.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasit Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse dy kushërinjtë. Fatkeqësisht nga dëmtimet e marra, njëri prej tyre Fation Bici humbi jetën në spital, ndërsa kushëriri i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad