Goditen piratët e platformave dixhitale në kryeqytet

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj me akuzën se kanë piratuar platforma dixhitale në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuarit janë E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Policia sqaron se “ky piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box etj. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë  transmetimin e sinjaleve televizive. Pagesat ndaj këtyre shtetasve bëheshin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal”.

Në cilësinë e provës u sekuestruan katër njësi kompjuterike të cilat shërbenin për piratimin e këtyre platformave, 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Zjarr Tv Ad