Goditet grupi i kokainës në Fier, në pranga 3 persona

0
409
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Fierit ka ndaluar tre persona të cilët merreshin me trafik kokaine.

Në pranga kanë rënë Kujtim Kuçi, nga fshati Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeto, nga fshati Sulaj, Fier dhe Dritan Tusha, banues në Shijak.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, që trafikonte drogëra të llojeve të ndryshime si kanabis, heroinë dhe kokainë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu dyshohet se ky grup kriminal ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje dhe rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet.

Aksioni blic i uniformave blu është ekzekutuar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi bazën e të cilave është ushtruar një kontroll në një lokali në pronësi të Kujtim Kuçit, ku është gjetur një pistoletë tip “Glock” dhe dy krehëra me fishekë.

Ndërsa Bashkim Ahmetit, përveç se një arme të së njëjtës markë i është gjetur edhe një pako lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërkohë që një sasi e ngjashme i është sekuestruar edhe Dritan Tushës.

Konkretisht, në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar: 4 automjete, njëra prej të cilave e blinduar; 2 armë gjahu; 1 detektor valësh; 1 shkop gome; 2 thika; 8 telefonë celularë; dhe 900 euro.

Ndërkohë, hetuesit po kalojnë “në sitë” edhe asetet që zotërojnë këta shtetas, që dyshohet se janë ngritur me para të siguruara nga aktivitetet ilegale.

Sipas hetuesve, bëhet fjalë për: 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihen hoteleri, restorant, pikë karburanti; 2 automjete; 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem.

Zjarr Tv Ad