Goditet grupi me 6 shqiptarë, trafikonin kokainë dhe heroinë drejt Greqisë

0
2

Shkatërrohet një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë, duke vënë në pranga gjashtë shqiptarë dhe një grek.

Bëhet fjalë për persona që trafikonin kokainë, heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Operacioni në fjalë u kurorëzua gjatë orëve të fundit në Selanik, duke arrestuar të dyshuarit me moshë nga 19 deri në 49 vjeç, ku kreu i bandës ishte një shqiptar i moshës 41-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale nga policia helene u sekuestruan 9 kilogramë e 145 gramë marijuanë; 6 kilogramë e 306 gramë heroine; 94 gramë kokainë; 2 kilogramë e 180 gramë përzierës; një pistoletë me krehër me 7 fishekë; 5 fishekë të tjerë; një peshore për lëndën narkotike si dhe disa celularë.

Të dyshuarve iu gjetën edhe 4500 euro, të cilat dyshohet se janë fryt i aktivitetit të jashtëligjshëm.