Goditet një tjetër rast i “lojërave të fatit”, arrestohen 5 shtetas në Pogradec

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Pogradecit ka goditur një tjetër rast të paligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të aksionit policor të koduar “Basti i fundit” janë arrestuar 5 shtetas: Dorjan Dervishaj, Fredi Balliu, Markeljan Adri, Orgito Xhydollari, Skerdi Liço.

Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë provës materiale 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave, 5 aparate celularë, 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë.

Njoftimi i policisë Pogradec:

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit, për goditjen e informalitetit, aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Goditet një tjetër rast, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 9 të tjerë.

Midis të arrestuarve edhe pronari i lokalit, që kishte përshtatur ambientin e tij për të organizuar lojëra fati pa leje dhe për përdorimin e lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tavolinë pokeri, letra bixhozi, çipsa, doza me kokainë, një aparat DVR dhe sasi të ndryshme parash

Nga veprimet hetimore të kryera, provat e grumbulluara dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hudënisht, Pogradec, në lokalin në përdorim nga shtetasi D. D., (i cili rezultonte i paregjistruar në organet tatimore), u konstatua se nga shtetasit e lartpërmendur ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, ku ky ambient ishte përshtatur për organizimin e palejuar të këtyre lojërave dhe për përdorimin e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave, 5 aparate celularë, 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë.

Zjarr Tv Ad