Goditet ”streha” e lojërave të fatit në Tiranë, arrestohen dy vëllezërit biznesmen

0
331
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

3 persona që dyshohet se organizonin lojëra fati janë arrestuar nga ana e Policisë. Burime bëjnë me dije se në mesin e të arrestuarve janë dy vëllezër, që kanë në pronësi të tyre tre ambiente, të cilat ishin kthyer në strehë të ushtrimin të paligjshëm të lojërave të fatit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi në 3 ambiente në pronësi të shtetasve G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojrave të fatit”, njofton Policia.

Zjarr Tv Ad