Goditi kryeministrin me vezë, Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë deputetin Endri Hasa

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Byroja e Kuvendit ka vendosur  sot të përjashtojë me 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Endri Hasa.

Ky i fundit ka goditur dy herë me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë  seancës së sotme.

Byroja e Kuvendit ka vendosur që deputeti demokrat të mos jetë më pjesë e punimeve të Kuvendit, për këtë sesion parlamentar, si dhe ndaj tij do të zbatohet masa me gjobë për 10 ditët që nuk do të jetë prezent në punimet e Parlamentit.

Në kohën që Kryeministri nisi fjalën , deputeti i PD është ngritur nga vendi dhe është ka shkuar drejtë foltores.

Ai e goditi herën e parë kryeministrin Edi Rama me vezë, duke e prekur në kraharor.

Ndërkohë që pas kësaj goditje ai është rrethuar nga forcat e gardës, në tentativën e dytë, ai ka hedhur sërish një vezë, por duke i kaluar fare pranë kreut të qeverisë.

Zjarr Tv Ad