Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së mbajtur më 6 dhjetor 2022 në Tiranë.
Shkak për pushimin e kësaj seance është bërë shëndeti mendoi i 31-vjeçarit. Gjithashtu gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.
Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm,
Kujtojmë se më 6 dhejtor 2022, 31 vjeçari Gert Shehu gotidi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës që po mbahen në Tiranë.
Shehu u vu menjëherë në prangat e Policisë, ndërkohë Rithemelimi akuzoi kryeministrin Edi Rama për këtë sulm ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Më herët Gert Shehu në deklaratën e tij tha: Dua të iki në shtëpi sepse jam djal i vetëm dhe duhet të marr ilaçe që tëm jekohem.
Ndërsa, avokati i tij kërkoi masën “arrest shtëpie” ose shtrim të detyrueshëm në spital për shkak të gjendjes fizike dhe mendore të Shehut.