Goditi me gur policin, arrestohet punonjësi i bashkisë Mallakastër

0
5

Ka rënë në prangat e policisë punonjësi i Bashkisë Mallakastër, i cili goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur në kokë gjatë protestës së djeshme në Fier. Sipas policisë së Fierit në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale P.I., 56 vjeç, me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër. Identifikimi I tij është bërë në bazë të analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë. Ndërkohë në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.