Goditi me shpullë Emmanuel Macron, gjykata dënon me 4 muaj burg 28 vjeçarin francez

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata franceze ka dënuar me 4 muaj burg 28 vjeçarin Damien Tarel, i cili goditi me shpullë presidentin francez Emmanuel Macron.

Ngjarja ndodhi gjatë vizitës së Macron në rajonin juglindor të Drome, ndërkohë që 28 vjeçari u tha gjykatësve se veprimi i tij nuk ishte i paramenduar.

Tarel u akuzua për “sulm ndaj një zyrtari publik”, një vepër penale që dënohet maksimalisht me 3 vite burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro, por Gjykata vendosi ta dënojë të riun vetëm me 4 muaj burg.

Sulmi i Tarel ndaj Macron tronditi Francën dhe u dënua nga të gjitha partitë politike. Macron më vonë e përshkroi atë si një incident të izoluar dhe tha se dhuna dhe urrejtja ishin një kërcënim për demokracinë.

Zjarr Tv Ad