Goditja brutale ndaj ‘Prestige Resort”/ Ilir Meta zbulon të vërtetën e sulmit të kryeministrit Rama: Po përpiqet të fshehë skandalin me…

0
363
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pas sulmit brutal ndaj “Prestige Resort” është një tentativë për të fshehur një skandal akoma më të rëndë që ka të bëjë më përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në vjedhjen 2.4 miliardë euro në kritptovaluta.

Meta ka shpërndarë një artikull të publikuar në gazetën panorama, ku mediat spanjolle denoncojnë Amant Josifin, ish-këshilltarin e Olta Xhaçkës si të përfshirë në skemën e vjedhjes së shtetasve europian me kriptovaluta.

“Sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut dhe skizofrenik kundër “Prestige Resort” është jo vetëm një akt terrorist ndaj lirisë të mediave por edhe një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht Qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë.

Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad