Goditja ndaj SPAK, Këlliçi: Ramën e ka kapur frika, i ka ardhur fundi! Sulmi i sotëm mesazh i koduar

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku akuzoi SPAK se nuk ka “vullnet për të kapur peshqit e mëdhenj”. Në një deklaratë për mediat Këlliçi ka thënë se ky sulm ndaj SPAK është një mesazh i koduar që të ndërpriten të gjitha hetimet ndaj tij dhe njërzve të afërt.

Sipas Këlliçit kryeministrin e ka kapur frika dhe se sulmet ndaj SPAK tregojnë se atij i ka ardhur fundi.

“Edi Ramën e ka kapur frika, ka disa hetime ndaj tij jashtë shtetit. Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij. Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi.

Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij. I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit. Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad