Gogu, ironi me Alibeajn: Drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe i gjithë Ultësirës Perëndimore

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme për shembjen e banesave te “5 Maji” në Tiranë. Deputetët e Partisë Demokratike kishin thirrur në dëgjesë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, por ky i fundit nuk ka ardhur dhe e ka nisur me shkresë sqarimin e tij.

Mungesa e tij është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, pasi sipas tyre kryebashkiaku duhej të përballej.

Sakaq, deputetët e PS-së deklaruan se mbledhja duhet të vijojë, pasi Veliaj ka sjellë shkresën me sqarimet tij. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS, Toni Gogu nuk kurseu ironinë për nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka marrë detyra shtesë së fundmi në këtë forcë politike.

“Kryetari i grupit parlamentar të PD, drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore do të marrë edhe detyrën e anëtarit të këshillit, ka dëshirë ta marrë ka një zgjedhje të japë dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit ku bëhen ligje dhe të shkojë të garojë për anëtar të këshillit bashkiak. Nuk ia zgjidhim ne hallin. Nëse do ta dëgjojë kryebashkiakun live, të marrë detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak. Po kjo ndodh në 2023”, tha Gogu.

Sakaq, në mbledhjen e sotme janë thirrur në dëgjesë përfaqësues të policisë si dhe banorë të “5 Majit”.

Zjarr Tv Ad