Gold Ag dhe partnerja e tij, Ermira kanë mirëpritur në jetën fëmijën e tyre të dytë. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali dhe zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin e tyre Front.
Këngëtari zbuloi lajmin e bukur në një postim në Facebook ku shprehet se “iu mbushën sytë me lot kur Fronti erdhi në jetë”.
Postimi i plotë:
ELHAMDULILAH ❤️
Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që sytë me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT. Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin. O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemtë e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.
26 Shtator 2022