Gold AG pendohet: Pas deklaratës për Zogun e Tunës dhe performancës në Serbi

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e reperit Gold AG për Tunën në “Shiko kush luan”, po bën xhiron e rrjetit.

Ai e quajti atë si “degjenerim të femrës shqiptare”, pasi ka kënduar në serbisht dhe po ashtu ka bërë këngë për zogun, sikundër u shpreh ai.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo, me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat, se ç’ka me qit e ç’ka mos me qit, por përderisa ajo ka këndu serbisht, e vjen në Kosovë e qet zogun, te unë jo”, ishte përgjigjia e reperit të njohur.

Mirëpo, duket se ai është penduar për këto fjalë, ose ashtu na la të kuptojmë me reagimin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Reperi ka shpërndarë një video shkëputur nga emisioni, teksa shprehet se nuk e ka fyer dhe nuk do e fyejë pasi është një nënë, teksa shton se thjesht, nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.

“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale, nuk e kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani, se ajo është një nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve, të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova, por më së shumti për Tunën, le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, theksoi Gold AG.

Prej vitesh Gold Ag dhe Tuna, nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë, ndërsa krisjen e madhe e shënuan në 2014-tën, kur thumbuan indirekt njëri-tjetrin përmes statuseve në Facebook, të cilat bënë shumë bujë asokohe. Deri tani nuk ka ende një reagim të Tunës, për këtë rizgjim “konflikit”.

Zjarr Tv Ad