Golem, tenton të vrasë me sëpatë një person, pranga 64-vjeçarit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 64-vjeçar nga Golemi është arrestuar pasi tentoi të vrasë me sëpatë një persona.

Ngjarja ka ndodhur në Golem, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri që të shmanget një ngjarje e rëndë kriminale.

“Në Golem, shtetas D. F., 64 vjeç, ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Zjarr Tv Ad