“Golem”, thellohet skandali, pika e karburantit fitoi tenderin e rrugës

0
1225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
“Golem”, thellohet skandali, pika e karburantit fitoi tenderin e rrugës

Shoqëria “Pienvis”, e cila ishte përfituesja e vetme në rrugë nga mungesa e trafik-ndarëses në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë i së shtunës, ku humbën jetën dy të mitur, rezulton të jetë edhe firma përfituese për mirëmbajtjen e aksit rrugor.

“Pienvis” është përfituese e një tenderi 300 milionësh për të mirëmbajtur segmentin rrugor Plepa– Rrogozhinë së bashku me një firmë tjetër.

Mbrëmjen e së enjtes, pak orë pas arrestimit të dy zyrtarëve, kjo firmë ka filluar të mbyllë të gjitha hyrje-daljet në autostradë përtej fshatit Qerret, të cilat më parë nuk kanë qenë në projektin ekzistues, madje edhe aty ku nuk ka rrugë dytësore.

Por pavarësisht faktit se i gjithë skandali u zbulua për shkak të tragjedisë, vendi ku ai ndodhi vazhdon të jetë pa barrierë mbrojtëse duke lënë të hapur rrugën për të hyrë në karburant.

Prokuroria e Kavajës urdhëroi në mesditë arrestimin e dy zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Dritan Fejzo, drejtori Juridik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bib Gjomakaj, drejtori Rajonal i Autoritetit Rrugor të Tiranës. Të dy zyrtarët e lartë u arrestuan pas një hetimi që nisi i fill pas aksidentit të rëndë të shtunën e kaluar, ku humbën jetën dy fëmijë.

Organi lokal i akuzës e nisi procedimin penal me nismën e saj pas aksidentit të rëndë dhe raportimit në media se trafik-ndarëset ishin hequr pikërisht në vendin e aksidentit për të favorizuar një pikë karburanti.

/ Top Channel

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad