Gonxhe akuzoi nënën pse iu shtyp i biri nga ambulanca, reagon PD: Të shkarkohet menjëherë ky zyrtar i padenjë!(FOTO)

0
715
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ina Zhupa.

Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe pa ndjenja ku akuzon emigrantët shqiptarë për krizën në kufi.

Heqja e postimit është vetëm një fshehje e krimit. Nëse do të kishte ndryshuar opinion, do të kishte kërkuar falje. Do t’i kishte kërkuar falje asaj nënës së gjorë, që e akuzoi për vdekjen e të birit të vogël, i shtypur nga një ambulancë.

Nëse do të kishte ndryshuar mendim, Blendi Gonxhja do t’u kishte kërkuar ndjesë mijëra emigrantëve që sakrifikojnë çdo gjë për të ardhur pranë të afërmve, emigrantëve që kontribuojnë me djersën e tyre për të mbajtur prindërit në Shqipëri.

Blendi Gonxhja është ky i postimit gjithë arrogancë, urrejtje dhe përçmim ndaj emigrantëve. Heqja e këtij postimi nga rrjetet sociale nuk mjafton. Ky zyrtar i padenjë duhet të shkarkohet menjëherë! Është një akt për të treguar se Edi Rama nuk ndan të njëjtin qendrim me Blendi Gonxhen.

Zjarr Tv Ad