“Goodbye Lul”, Topalli për referendumin për shkarkimin e Bashës: Sot duhet të rrish në radhë për të votuar, ky është mesazh shprese

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se po e ndjek referendimin për shkarkimin ose jo për kreun e PD, Lulzim Basha. Ajo ka postuar disa foto nga procesi i votimit, ku shihen demokratë të shumtë në radhë për të votuar teksa shkruan “Goodbyee Lul”.

“Sot kanë shkuar për tëë votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shpia; sot janë ngritur për të votuar nga themeluesit e degëve të PD deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të sëmurë për të votuar në referendum” shkruan Topalli ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Goodbye Lul! Sot duhet te rrish ne rradhe per te votuar ne Referendumin e PD per largimin e LB! Sot kane shkuar per te votuar edhe ata democrate qe kane vite qe nuk dalin nga shpia; sot jane ngritur per te votuar nga themeluesit e degeve te PD deri tek anetari me i ri i saj; sot jane ngritur nga shtrati te semure per te votuar ne referendum.;

Kane votuar nga me te rinjte deri tek me te moshuarit. Asnjehere nuk ka patur nje pjesemarrje demokratesh si kjo e sotmja. Kjo eshte Dita e bukur e demokracise! Kaq rradhe nuk ka patur as ne diten e votimeve.

Kjo nuk eshte vetem shprehja me e bukur e lirise dhe demokracise, kjo eshte mesazhi i shpreses; Me kete pjesemarrje e besim qe njerezit kane tek clirimi nga pengu ata po percjellin shpresen per te larguar edhe qeverine aktuale. Pas LB rradhen e ka Rama! Goodbye Lul! Faleminderit cdo demokrati!

Zjarr Tv Ad