Google dhe Mozilla kundër Kazakistanit: “Qeveria spiunon qytetarët”

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërhyrja në jetën e qytetarëve përmes internetit nuk do të jetë më aq e lehtë për qeverinë e Kazakistanit. Google dhe Mozilla janë të gatshëm të luftojnë kundër vendit që ka detyruar përdoruesit të instalojnë një certifikatë, të quajtur anti-HTTPS, e aftë të spiunojë popullin kazak në internet.

Certifikata është në gjendje të deshifrojë komunikimet në internet, duke shqyrtuar përmbajtjen e tyre. Një shkelje e papranueshme e privatësisë për dy gjigantët e webit.

Chrome dhe Firefox do të parandalojnë instalimin e softwerit qeveritar dhe do të bllokojnë funksionimin e pajisjeve që e kanë shkarkuar atë tashmë. Certifikata e krijuar nga qeveria ishte në gjendje të përgjonte të dhënat nga 37 fusha, përfshirë Facebook dhe Twitter.

Ministri i Zhvillimit Dixhital të Kazakistanit e ka justifikuar veten duke deklaruar se këto masa janë marrë për të përmirësuar mbrojtjen kundër hakerave.

Por këto shpjegime nuk i bindën Google dhe Mozilla: “Ne nuk mund të tolerojmë asnjë shkelje të privatësisë së përdoruesit” shpjegon Parisa Tabriz, zyrtare e sigurisë për Google.

Zjarr Tv Ad