Google planifikon të investojë 3 miliardë euro në Europë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bosi i Google- it tha të premten se gjigandi teknologjik është duke planifikuar të investojë 3 miliardë euro për të zgjeruar qëndrat e saj të të dhënave në të gjithë Evropën në dy vitet e ardhshme.

Shefi ekzekutiv  Sundar Pichai thotë se do të sjellë investimet totale te kompanisë në infrastrukturën e internetit të kontinentit në 15 miliardë euro që nga viti 2007.

Pichai u takua me kryeministrin finlandez Antii Rinne të premten në Helsinki dhe tha se investimet do të mbështesin 13.000 vende pune me kohë të plotë në Bashkimin Europian cdo vit.

Ai gjithashtu vuri ne dukje se Google po investon shumë në energjinë e rinovueshme , një iniciativë e paralajmëruar përpara takimeve globale, që bëjnë thirrje për veprim për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike.

Punonjësit në Google dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë  amerikane si Amazon dhe Microsoft planifikuan të marrin pjesë të premten në ”grevën globale të klimës”.

Projekti i Google do të përfshijë ndertimin  e më shumë se 1 miliarde eurove në infrastrukturë të re energjitike në BE, mes tyre një projekt të ri të erës në det të hapur në Belgjikë, pesë projekte të energjisë diellore në Danimarkë dhe dy projekte të energjisë së erës në Suedi dhe Finlandë.

Ka gjithashtu projekte në SHBA dhe Ameriken jugore.

Pichai tha se fillimisht  këto projekte do të jenë në internet , portofoli i energjisë pa karbon në google do të prodhojë më shumë energji elektrike sesa Ëashington D.C, Lituania  apo Uruguaji përdorin çdo vit.

Zjarr Tv Ad