Goran zemra ime…/ Drejtori i Ramës Blendi Gonxhe nuk i ndal provokimet me Bregoviçin…

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse revolta popullore ishte e madhe që këngëtari serb Goran Bregoviç, të mos performonte në Festën e Birrës në qytetin e Korçës, kjo gjë nuk u mor parasysh.

Ai erdhi performoi dhe pse nën tymin e gazit lotsjellës. Por për drejtorin e i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, është gjithçka ndryshe në lidhje me këngëtarin serb. Pëlqimin që ai ka për Bregoviçin e ka treguar dhe në zyrën e tij. Ai ka personalizuar një targë madje me emrin e tij të shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Qoka për Bregoviçin”- shkruan Gonxhe në ‘Instastory’ i cili edhe më herët ka mbështetur ardhjen dhe performimin e tij.

Kujtojmë që bileta për të parë Bregoviçin ishte një mije lekë të vjetra.

Zjarr Tv Ad