Gorani këndoi!

0
325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir SHKURTI

Nuk kisha iluzion. E njoh mirë Edi Ramën. Aty ku mundet e çon në ekstrem kapriçon. Është jetike për pushtetin e tij ta çojë skandalin deri në fund. Në këtë mënyrë shkurajohen ata që e kundërshtojnë dhe saldohet më fort fashoja e pushtetit të tij.

Mba mend edhe që këtë lojë e bën vetëm kur është 100 % i sigurt në fitore. Nëse do të kishte një përqindje të rëndësishme mundësie reagimi, proteste, prishje koncerti, të jeni të sigurt që do gjente 1000 marifete për të dalë ai shpëtimtari i situatës, për tu bërë palë me fituesit dhe Bregoviçit do t’i kish dalë “tamponi pozitiv” e s’do vinte në shfaqje….

P.S: Shokë patriotë!

Me premtimet tuaja për trazira, revolta, sulm me shishe ndaj Goranit :

  1. I bëtë reklamë të paparë Festës së Birrës
  2. I përforcuat shqiptarit bindjen se Ramën s’ka burrë nëne a bir kurve që e trazon.
  3. I dhatë mundësinë Ramës ti tregojë shqiptarëve dhe botës se kontrollon serbes këdo, kurdo e në çdo lloj rrethane…

Ikni bëni çiçin tani, se ju ka mufatur veshkat birra e pastaj gjumë të ëmbël!!

Ndërsa për praninë e jashtëzakonshme të policisë, në festën e braktisur dje nga publiku i gjerë, Armir Shkurti ironizon: Policët e Korçës falenderojnë nga zemra Kryeministrin për shfaqjen që dha mbrëmë për ta!

Në koncertin e Goranit ishte gjithë policia e qarkut, udhëheqja dhe ca civilë me birra në dorë…

Zjarr Tv Ad