Gorbachev: Tërheqja e Trump nga INF, qartazi një gabim

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, thotë se plani i Presidentit amerikan Trump për t’u tërhequr nga një traktat kyç i armëve bërthamore të Luftës së Ftohtë është një kthesë e përpjekjeve për të arritur çarmatimin bërthamor.

Gorbachev paralajmëroi se lëvizja e Trumpit mund të “minojë të gjitha përpjekjet e bëra në të kaluarën nga udhëheqësia sovjetike, madje edhe nga vet amerikanët, për të arritur çarmatosjen bërthamore”. Gjermania gjithashtu ka reaguar me “keqardhje për tërheqjen e planifikuar” dhe tha se do të kërkojë zhvillimin e bisedimeve mes vendeve të NATO-s, sipas një zëdhënëseje qeveritare, e cila e quajti traktatin “një element të rëndësishëm mbi kontrollin e armëve”.

Trump në fakt pretendoi të shtunën se ishte Rusia, ajo që e ka shkelur disa herë traktatin. “Ne jemi ata që i kemi qëndruar besnikë marrëveshjes dhe e kemi nderuar atë, por Rusia nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kështu që ne do të vendosim t’i japim fund marrëveshjes, duke u tërhequr prej saj”, tha ai për reporterët.

“Rusia e ka shkelur marrëveshjen dhe prej vitesh madje. Ne nuk kemi për t’i toleruar më ata, të shkelin një marrëveshje bërthamore apo të prodhojnë armë të cilat nuk na lejohen”.

Zjarr Tv Ad