Goxhaj: Nëse doni që konservatorizmi të kthehet në franksion në PD, vota duhet për Elezin

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Une do shkoj të flas për Axhendën Soros për herë të parë në Selinë e PD duke denoncuar gjithë Kolonën e Pestë të Soros në PD.

Unë e di që Ibsen Elezi nuk ka asnjë gjasë të fitojë (ashtu siç e dini dhe ju), por votat për Ibsenin, nëse me ndihmën e Zotit arrijnë 15%, janë i vetmi shans për të lindur nevojën e një Fraksion Konservator brenda PDsë!

Duke parë se si u riciklua 100% Kolona e Pestë e Sorosit në Kuvendin e 30 Prillit, dhe si nxorrën jashtë masën kritike konservatore nga Kuvendi (mos harroni që asnjëherë nuk bënë publike numrin e votave për secilin kandidat), çdo votë për Ibsenin është një mundësi që Ibseni të kapë 15% e nevojshëm që nesër kjo të përkthehet në një fraksion!

Duke qenë se Soros i ka 15% në xhep dhe e bën kur të dojë, të paktën edhe konservatorët ta kenë një shans! Ndaj ju që e doni një përfaqësim konservator brenda PD keni shans ta provoni duke i dhënë votën Ibsenit

Zjarr Tv Ad