Goxhaj: Qeveria ka një metodë për të anuluar Kuvendin e PD

0
444
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj në studion e Fax News për situatën në partinë Demokratike:

Jam i bindur se çështja e marrjes së PD nga ana e Berishës nuk ka më asnjë diksutim pasi tashmë është bërë realitet. Por dua të sjell një detaj që nuk është vënë re. Takimi nuk bëhet në sallë por në amfitetatër. Unë kam një pyetje jo vetëm për shqiptarët por edhe për Berishën. Kjo sallë është e hapur, ka një numër të caktuar karrigesh. Për të bërë Kuvendin kombëtar, duhen rreth 5-6 mijë veta. Duhet një sallë më e madhe. Ne kemi sallën më të madhe në Shqipëri, pallatin e Kongrese.

Ndërkohë hyrja në cdo institucion bëhet vetëm me green pass apo jo. Tani nuk e kuptoj dot Berishën si mund të heshtë kundër planit për të anuluar thirrjen e Kuvendit. Qeveria ka një plan për të bërë anulimin e këtij kuvendi.

Në fushën politike, ka një plan që Shqipëria në fund të dhjetorit ta bëjë të pamundur që të mblidhen më shumë se 50 persona në sallë. Si do bëhet takimi me rradhë me nga 5 veta? Berisha e mbush pallatin e Kongreseve, po kur pallati është i mbyllur? Cfarë do bëjë PD? Do shpërthejë derën e sallës, të kalojë nga cështja e përplasjes me Bashën tek cështja e përplasjes me adminsitratën e pallatit të Kongreseve?

Zjarr Tv Ad