Gra dhe burra me lopata në krah, deputeti i PD shtron rrugën e fshatit në Librazhd, Bashkia tenton t’i ndalojë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e vëmendjen dhe dorës së shtetit, ka bërë që banorët e fshatit Skroskë në Librazhd ta shtrojnë vetë rrugën e fshatit. Me ndihmën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, janë marrë disa kamion me inerte (çakull) dhe është shtruar rruga e lagjes Gropa, në Skroskë.

“Gjetëm mundësinë që rruga të shtrohet e gjitha me çakull dhe të nivelohet. Kjo do mundësojë një qarkullim më të lehtë në dimrin që po afron. Kur nuk mungon dëshira, gjenden mundësitë”, shkruan deputeti i PD Lefter Gështenja, i cili me mundësitë e tij, ka bërë që rruga të shtrohet me çakull.

Banorët e lagjes kanë ndihmuar të gjithë, burra e gra me lopata, dhe kanë përfunduar shtrimin e rrugës.

Zjarr Tv Ad