Grabisnin banesat e futbollistëve të famshëm, si ranë në pranga shqiptarët

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia spanjolle ka arrestuar katër shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët akuzohen për  grabitjen e dhjetra banesave luksoze në Spanjë.

Policia vendase ka bërë publike edhe pamjet e operacionit të quajtur ‘Rinia’ gjatë momentit të arrestimit të bandës shqiptare e cila ishte e specializuar në vjedhjen e banesave luksoze.

Hetimi për grupin nisi pas sinjalizimeve se shumë banesa po grabiteshin në zonën qendrore të Madridit dhe në rrethinat e tij.

Midis personave të prekur nga grabitjet ishin edhe futbollistë të njohur të Atletico dhe Real Madridit.

Autoritetet thanë se karaktestikë e grupit ishte qëndrimi vetëm 1 muaj në Spanjë, ndërsa më pas largoheshin në vendet e origjinës ku dyshohet se zhvillonin të njëjtën veprimtari kriminale.

Kapja e grabitësve u bë e vështirë pasi ata ndërronin shpesh apartamentet dhe numrat e kontaktit.

Ata bashkëpunonin me një argjendar në Madrid me të cilin shkëmbenin stolitë dhe objektet e vjedhura me një sasi floriri.

Gjatë operacionit të arrestimit u sekuestruan 8 makina makina luksoze, pajisje për kryerjen e grabitjeve, argjendurina, para dhe peshore elektronike.

 

Zjarr Tv Ad