Grabisnin banesat në Itali, arrestohet ‘banda e vrimave’ me shqiptarë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane e Beneventos ka ekzekutuar sot operacionin e koduar “banda e vrimave” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar i specializuar në grabitje të dhunshme me armë.

Në pranga janë vënë 3 shqiptarë dhe 1 i katërt ka marrë urdhrin e detyrim paraqitje.

Shqiptarët kishin ekzekutuar një sërë grabitjesh në banese e biznese në territorin e Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta.

E veçanta e këtij grupi kriminal, prej të cilës ka marrë dhe emrin operacioni i policisë italiane, ishte se për të kryer grabitjet ata hapnin vrima me trapan në kornizat e dritareve që më pas shërbenin për hyrjen në banesa.

Në disa grabitje ata kanë përdorur dhe armë zjarri tip pistoletë dhe kanë dhunuar persona.

Gjatë hetimeve është zbardhur dhe identiteti i një gruaje e cila ka marrë pjesë në disa nga grabitjet e kësaj bande.

Zjarr Tv Ad