Grabiste me dhunë çantat e grave, arrestohet 23-vjeçari

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 23-vjeçar është arrestuar për 3 vjedhje të kryera në Tiranë, të cilat deri më tani nuk ishin zbardhur ende.

Dyshohet se autori i tyre është shtetasi me inicialet D.L., 23 vjeç.

Mësohet se 23 vjeçari u ka marrë me dhunë tre grave çantat e krahut dhe aparatet celulare në periudha të ndryshme kohore.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Njoftimi i Policisë

Tiranë-Zbardhen 3 vjedhje me dhunë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çanta“ nga shërbimet e Komisariati të Policisë Nr.6.

Ndalohet një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “Vjedhjeve me dhunë”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Çanta” bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

  1. L., 23 vjeç.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.

 

Zjarr Tv Ad