Grabit kazinonë te “Zogu i Zi”, kapet në plaçkitje pranë Prokurorisë së Përgjithshme

0
1317
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë para ndërrimit të viteve, një kazino në Tiranë është grabitur nën kërcënimin e armës.

Grabitja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në një kazino te vendi i njohur si “Zogu i Zi”, ku autori i dyshuar, i maskuar me kapuç të zi dhe me një pistoletë në dorë, ka marrë rreth 800 mijë lekë të vjetra.

Mësohet se autori i dyshuar i grabitjes së kazinosë, Ilir Leli rreth 47-vjeç, është arrestuar nga policia.

Policia saktësoi se “pasi kërcënoi punonjësin me armë, Leli mori xhiron e gjetur”.

Leli u ndalua në një tentativë të dytë grabitjeje, brenda ambientit ku do ta kryente atë, në një kazino pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ilir Leli u largua menjëherë me shumën e parave të grabitura, por u fiksua nga kamerat e sigurisë. Por rreth 200 metra më tutje, ai tentoi të bënte grabitjen e dytë, në një tjetër kazino, përballë Prokurorisë së Tiranës”, – pohoi policia. Forcat e policisë, të cilat i ishin vënë pas, arritën ta arrestonin në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë. Policia tha se 45-vjeçarit iu gjet dhe pistoleta me të cilën kreu grabitjen e parë.

Për kapjen e Ilir Lelit, reagoi sonte ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Bravo Policise Tirane per kapjen e grabitësit te armatosur ne kohe rekord. Ne krye te detyres ne te gjithe vendin per festa”, – thuhet në mesazhin e z.Tahiri.

Zjarr Tv Ad