Grabitën 3 milionë euro në Rinas, kërkohet 127 vite burg për 8 të akuzuarit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria për Krimet e Rënda lexon pretencën për të akuzuarit e grabitjeve të makinave të blinduara të bankave.

Pretenca

Dash Kupa 20 vjet

Ernest Kupa 19 vjet 8 muaj burg

Neim Avdylaj 20 vjet burg

Ditjon Memlika 5 vjet 8 muaj

Admir cerpja 5 vjet 8 muaj

Fatjon xhuliun 16 vjet burg

Dritan Sinani 16 vjet burg

Aleksander Murataj 16 vjet

DOSJA E PLOTE
Admir Nikaj (Murataj) i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

M Ç, të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Fatjon Xhyliu, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dritan Sinani, Aleksandër Murataj të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Episodi i parë i vjedhjes: Në Prokurorinë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, fillimisht është regjistruar procedimi penal nr. 9437 datë 03.12.2015 dhe janë kryer hetime në lidhje me episodin e parë të vjedhjes, fakt penal ky i ndodhur më datë 03/12/2015, ku rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxull-Domje është vjedhur me arme një automjet i llojit furgon, i blinduar, i shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”, i cili në atë moment transportonte një vlerë të konsiderueshme të hollash. Automjeti në fjalë shoqërohej edhe nga një automjet tjetër, i llojit autoveturë, në të cilin ndodheshin rojet e shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”.

Zjarr Tv Ad