Grabitësi i Lezhës: Nuk doja të vrisja policin, doja vetëm paratë dhe makinën

0
1111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aldi Lleshi, 20 vjeçari i cili të enjten grabiti një makinë dhe plagosi me plumb në kokë efektivin e policisë Nikolin Gjergji është shprehur i penduar gjatë marrjes në pyetje nga blutë.

Në dëshminë e sjellë sot gazeta shqiptare mësohet se i riu nga Kurbini ka deklaruar se, “nuk doja ta vrisja, por të grabisja lekët dhe makinën. Qëllova, pasi u tremba dhe doja të largohesha”. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20 të së enjtes në autostradën Lac-Lezhë, në vendin e quajtu “Kryqëzimi”.

Burime nga policia pohuan se i riu nën kërcënimin e armës grabiti në qendër të qytetit të Lacit makinën e peshkatarit M.K. Më pas ai është drejtuar drejt autostradës së Milotit, por blutë kishin ngritur postbllok. Pikërisht në këtë moment ai ka qëlluar në drejtim të makinës së policisë dhe një plumb rikoshet ka goditur efektivin Nikolin Gjergjin.

Gjatë dëshmisë së tij, Aldi Lleshi ka pohuar se qëlloi në drejtim të makinave, me qëllim që t’i hapnin rrugën. Më pas ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë drejt një fushe pranë autostradës, duke mbajtur në dorë një pistoletë.

20 vjeçari u arrestua një orë më pas nga RENEA, ndërkohë që u plagos nga një snajper i forcave speciale. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për t’i hequr plumbin nga këmba, ndërsa ruhet nga forca të shumta sigurie.

Edhe efektivi Gjergji është jashtë rrezikut [për jetën, pasi plumbi ka qenë rikoshet dhe nuk i ka shkaktuar dëmtime në kokë. Burimet e mësipërme sqaruan se 20 vjeçari njihet si persona problematik në zonën e Laçit. Ai është arrestuar dy muaj më parë për plagosje të lehtë dhe kanosje,, ndërsa ishte lënë i lirë nga gjykata.

Zjarr Tv Ad