Grabitet banesa e diplomatit të Kuvajtit në Tiranë, merren sende me vlerë brenda vilës, ju ku dyshohet

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banesa e atasheut diplomatik pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, Humoud Saleh Alhusaini, ka rënë pre e vjedhjes. Mësohet se kallëzimi për ngjarjen është bërë ditën e djeshme në komisariatin nr 1, në kryeqytet.

Banesa e atasheut ndodhet në kompleksin e vilave, në zonën e Petrelës, ndërsa mësohet se prej aty janë marrë disa bizhuteri floriri. Lidhur me këtë ngjarje, policia i ka referuar materialet prokurorisë, me akuzën e vjedhjes.

Zjarr Tv Ad