Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është grabitur sot filiali i një institucioni financiar privat. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Brrylit, ku grabitësi mori një sasi parash nëpërmjet forcës.
Autori ia ka mbathur në këmbë, ndërsa në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur forca të shumta policie. Sasia e parave të grabitura, nuk dihet ende
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.