Persona të paidentifikuar kanë grabitur mbrëmjen e djeshme gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në qendër të qytetit të Beratit.
Mësohet se hajdutën kanë thyer xhamin e dritares së katit të dytë të shkolës dhe pasi kanë marrë 20 iPod-e (tableta) që ndodheshin në një tip kasaforte janë larguar në dretim të paditur. Ata janë pikasur nga roja e shkollës, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.
Tashmë ndërtesa është nën mbikqyrjen e Policisë dhe pritet mbërritja e ekspertëvë kriminalistikë që do kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Gjimazi “Babë Dudë Karbunara” ishte duke u boshatisur prej disa ditësh pasi do të shembet për t’u rindërtuar nga e para. Shumica e materialeve të shkollës ishin hequr,ndërkohë që kasaforta do të largohej ditën e nesërme me vinç, për shkak të peshës së saj.